Përfshihet nga zjarri një automjet i Policisë së Kosovës në rrugën Podujevë – Prishtinë

Një automjet i policisë është djegur në fshatin Shkabaj të Prishtinës.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se automjeti është dëmtuar tërësisht.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Më tej, ajo tha se policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.