Përfundon takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim, lokalet pritet të mbyllen në ora 22:00

Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë.

Në takim është diskutuar për ndryshimin e masave antiCOVID, pasi gjatë këtyre ditëve ka pasur numër të lartë të personave të infektuar.

Pas takimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se janë duke biseduar për masa të reja kufizuese, ku po shqyrtohet mbyllja e lokaleve në ora 22:00.

Ndryshe, ditën e mërkurë në Kosovë janë konfirmuar 2050 raste të reja me coronavirus.

MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID, duke njoftuar se varianti Omicron i coronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim.

Aktualisht në Kosovë vlejnë masat kufizuese të ndërmarra gjatë vitit 2021, ku pas orës 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore, ndërsa, nga 3 janari në Kosovë mund të hyjnë vetëm qytetarët që kanë marrë dy dozat kundër coronavirusit

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.