Përkujtohet Ejup Statovci në 25 vjetorin e protestave studentore që parapriu pavarësinë e Kosovës

Një nga ngjarjet që i priu pavarësisë së Kosovës ështëprotesta e organizuar nga studentët shqiptarë 25 vjet më parë.
Lëvizja Studentore e atëhershme organizoi protestat që qëllim kishin kundërshtimin e pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare.
Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.
Policia serbe asokohe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve për t’i shpërndarë protestat.