Përmbytje në Turqi, 13 persona humbin jetën, vazhdojnë kërkimet për dy personat e zhdukur

Sipas raportimeve të mediave turke, 13 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Në fotot e publikuara vërehet se ujërat e vrullshëm kanë tërhequr makina dhe objekte të tjera pas tyre, ndërsa qytetarët bien në ujëra për të shpëtuar nënat dhe fëmijët.

Meteorologët paralajmërojnë, se dita e sotme me gjasë do të jetë edhe më e rëndë për nga intensiteti i reshjeve të dendura, që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të natës.

Recep Tayyip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e njerëzve nga përmbytjet në zonat e goditura nga tërmeti gjatë fjalimit të tij në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij, duke theksuar se ministrat e qeverisë dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në zonë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.