Përsëri rritje e madhe e çmimit të naftës sot në Kosovë, shikojeni shifrat ku kanë arritur ato

Pompat e derivateve të naftës po e shfrytëzojnë me të gjitha mundësitë situatën e krijuar nga lufta Ukrainë-Rusi.

Ndonëse, çdoherë nga Shoqata e Naftëtarëve pohojnë se çmimi i naftës varet nga bursa ndërkombëtare, këtë herë siç duket po iu “konvenon” të mos bazohet në to.

Edhe pse, bursa ndërkobëtare ka pësuar ulje me rreth 6%, në Kosovë s’u bë e njëjta.

Në mëngjesin e së mërkures, çmimi i naftës ka lëvizur në 1.69c.

IndeksOnline ju sjell çmimet në disa pika të karburantit.

Qytetarët vazhdimisht po ankohen për ngritjen e çmimeve të derivateve në tregun kosovar.

Shumica e qyteterëve thonë se Kosova është e para që rrit çmimin e naftës dhe e fundit që e zbret në treg.

Megjithatë, sytë mbesin ende nga veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.