Persona të shtrirë në rrugë/ Detaje nga arrestimi i katër të dyshuarve që gjuajtën me armë zjarri

Sot janë arrestuar katër persona pasi gjuajtën me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Sipas tyre, një person është lënduar nga përleshja fizike.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi nga momenti i arrestimit dhe armën e përdorur.

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike.

Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëtjtit janë arrestuar nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.