Policia bastis një shtëpi në Obiliq, sekuestron armatim!

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve sot në Obiliq, në një shtëpi është kryer një operacion bastisje ku është arrestuar një person i dyshuar:

M. Q, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar:-

një pushko-mitrolez M-7.92,

– një magazinë të fishekëve,

-rreth 617 fishekë,

-2 radiolidhje.

– tri thika,

-52g substance narkotilke lloji nuk dihet,

-19g substance narkotike dyshohet marihuanë etj.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.