Policia dje shqiptoi 107 tiketa trafiku e konfiskoi 7 patentë shoferë në Prizren

Policia në Prizren ka shqiptuar 107 tiketa trafiku si dhe janë konfiskuar shtatë patentë shofer për mos respektim të semaforit ( drita e kuqe), dy tiketa për tejkalim te shpejtësisë si dhe një 1 tiket për bartjen e fëmijës në ulësen e parë, ende pa i mbushur 12 vjeç.

Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se do të vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete për sigurinë në komunikacion rrugor.

Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe kundërvajtje tjera në komunikacion të cilat rrezikojnë pjesëmarrësit tjerë, duke pasur për qëllim parandalimin e aksidenteve e sidomos ato me fatalitet, policia rajonale në Prizren do të veprojë në të gjithë rajonin me qëllim që të kemi siguri në rrugë, duke parandaluar përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes, njëkohësisht duke marrë masat sanksionuese dhe plotësuese për kundërvajtësit të cilat shkelin rregullat në bazë të ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.