Policia e Kosovës identifikon autobusin e paregjistruar përmes veturës me pajisje inteligjente, gjobitet me 300 euro
![Policia e Kosovës identifikon autobusin e paregjistruar përmes veturës me pajisje inteligjente, gjobitet me 300 euro](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/08/FB_IMG_1692181983240.jpg)
Njësia Mobilie me Pajisje Inteligjente gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente “SMART PATROL” ka identifikuar duke qarkulluar mjetin e transportit të udhëtarëve (autobus) të paregjistruar, ku përveç shqiptimit të gjobës (300 €) të njëjtit i janë konfiskuar targat dhe është larguar nga trafiku.