Policia e Prizrenit kërkon pronarët e këtyre biçikletave


Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, njofton mediat dhe qytetarët se në Stacion Policor Prizren gjendet disa biçikleta si në foton e bashkangjitur për të cilat nuk dihet pronari i tyre. Me këtë rast kërkohet mirëkuptim nga mediat që shkresën së bashku me fotot e bashkangjitura të e shpërndajnë tek qytetarët në mënyrë që pronari/pronarët potencial të këtyre biçikletave të paraqitet në Stacionin Policor Prizren për të tërhequr biçikletat e tyre, njofton zëdhënsi i Policisë në Prizren Vesel Gashi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.