Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Korab Gashit, i dyshuar për grabitjen e armatosur në ‘Diakos’
![Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Korab Gashit, i dyshuar për grabitjen e armatosur në ‘Diakos’](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/12/IMG-20231213-WA0020.jpg)
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim policor, Korab Gashin, i cili dyshohet se është i përfshirë në grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.
Për lokalizimin e vendndodhjes së tij, Policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.
“Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e Grabitjes së Armatosur dhe Plagosjes së Zyrtarit Policor, ndodhur me datë 22.11.2023 në argjendarin në Suharekë.
Lidhur më këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë.
Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319.
Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, Korab Gashi arriti që të arratiset dy javë më parë nga aksioni i Policisë për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në ‘Diakos’. Gjatë konfrontimit me Policinë, mbeti i vrarë vëllai i Korabit, Dukagjin Gashi.