Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar këta persona

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra, në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, tentim vjedhje, që ka ndodhur në shtator të vitit 2022, në zyrat e një marketi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.