Policia në Ferizaj gjatë tetorit shqiptoi afro 4 mijë gjoba për shoferët që nuk respektuan rregullat e komunikacionit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes një komunikate për media thotë se ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë muajit tetor-2021 policia rajonale ka realizuar disa plane operative dhe aksione në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, përshirë këtu aksione edhe me automjete dhe rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia gjatë muajit tetor-2021 ka shqiptuar gjoba për këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 480 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar, 36 gjoba
(36 heqje të patentë shoferit)
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 80 gjoba
– Kalimi i afatit të regjistrimit, 147 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 105 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 412 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 973 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1703 gjoba
– Gjithsej, 3936 gjoba

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.