Policia në Prizren shqipton 676 gjoba gjatë vikendit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, së bashku ne Inspektorët Komunal dhe ata Sanitarë të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit (AUV) kanë kryer një mori inspektimesh në qytet përgjatë vikendit.

Në angazhimin për zbatimin e masave anti-COVID, në lokacionet dhe qendrat tregtare të Prizrenit, policia ka shqiptuar 138 tiketa për personat që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.Sipas Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, tiekta janë shqiptuar edhe për kundërvajtje në komunikacion.

“Jo vetëm për masat Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 538 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion” thuhet në njoftim të Drejtorisë.

Këto aktivitete janë në vazdhën e realizimit të planit operativ për vetëdijësim dhe zbatim të ligjit të komunikacionit rrugor dhe atij për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në vend.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.