Policia në Zaplluzhë sekuestron 5 armë dhe një sasi municioni

Në fshatin Zaplluzhë të Dragashit, policia kontrolluar shtëpi e objekte të një të dyshuari i moshës 49 vjeçare.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë dhe një sasi e madhe e municionit si dhe disa pajisje shtesë.

I dyshuari është shoqëruar në Stacion të Policisë në Dragash dhe është intervistuar nën prezencë të avokatit mbrojtës. Kundër të dyshuarve është hapur rast për veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar në mbajtje policore për 48 orë, njofton policia.

“Prizren, 04 Tetor 2022 -Me datën 03.11.2022 në fshatin Zaplluzhë , KK Dragash, nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, me iniciativën e hetuesve është zbatuar urdhër kontrolli me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore në Prizren. Në bazë të urdhëresës është kryer kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull, i moshës 49 vjeçare, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar pesë (5) armë dhe një sasi e madhe e municionit si dhe disa pajisje shtesë :

– 1 (një) Revole TT me dy Karikator , 44- Copë fishekë të cal.7.62 mm,

– 1 (një)Revole e vjetër me këllëf, me qark pa numër, 71- Copë Fishekë të cal.7.62 mm,

– 1 (një) Pushkë të gjuetisë dhe dy këllëf për mbajtjen e fishekëve të armës së gjuetisë, 60- Fishekë të armës së gjuetisë të cal. 12 mm, 5- Gëzhoja të armës së gjuetisë,

– 1- Pushkë automatike pa karikator,

– 1- Pushkë ajrore pa municion,

– 1- Shkop druri i cili përdorët për vendosjen e armës së gjuetisë.

– 1 -Thikë me këllëf me dorëz të bardhë,

– 1- Brisk xhepi Stainles,

I dyshuari është shoqëruar në Stacion të Policisë në Dragash dhe është intervistuar nën prezencë të avokatit mbrojtës. Kundër të dyshuarve është hapur rast për veprën penale dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndal në mbajtje policore për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.