Prekëse: Para se ta lëshojnë Kosovën, dy nxënëset përshëndeten me shokët e shoqet e klasës

Migrimi i kosovarëve drejt vendeve evropiane për një jetë më të mirë po vazhdon të jetë më i theksuar dita-ditës.

Së fundi, një rast tjetër migrimi është regjistruar, ku janë parë dy vajzat e vogla, nga Dragashi Xhenisa dhe Almisa, teksa përshëndeten me shokët e shoqet.

“Sot ne kete ditë të xhuma ishte perfundimi i një epoke te mesimit per dy zemrat tona Xhenisen dhe Almisen e per te migruar drejtë perendimit dhe duke vazhduar nje pjese te jetes me te madhe atje !!
Iu priftë e mbara shpirtusha- ju jeni arteria e familjes tonë ….
Gurbeti te ndan nga familja,shkolla,mesuesi si dhe shoket dhe shoqet e klases … pra kjo është jeta !!
Duke iu faleminderuar stafit mesimor per angazhimin dhe percjelljen me protokol te vajzave tona , iu premtojmë se kurr s’do të iu harrojmë !!
Nga: ♥️Xhenisa & Almisa”, ka shkruar Nasir Rrahmani nga Dragashi në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.