Presidenca reagon për armatimin e Serbisë me raketa: Po rrezikon paqen në Ballkan

Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar në lidhje me blerjen e raketave të Serbisë nga Rusia.

Vela përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se blerja e vazhdueshme të armëve ruse nga Vuqiç, rrezikon paqen në Ballkan.
Ai ka thënë se blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen.

“Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiqi rrezikon më tej paqen në rajonin tonë. Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjeti i Rusisë për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë. Si e tillë, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen”, ka shkruar Vela në Twitter.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.