Presidentja Osmani bisedon me Princin William për bashkëpunimin mes dy vendeve


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur veçuar një takim me Princin William të Wales-it, gjatë një ngjarjeje në Singapor.

Ajo thotë se me Princin William, diskutimet e tyre patën fokus bashkëpunimin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, specifikisht në temat e mbështetjes së rinisë në projekte të ndryshme.

”Kënaqësi të takoj sërish Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë ”Earthshot Prize” në Singapor”.

“Diskutimet tona u fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër si dhe në projekte për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.