Presidentja Osmani pritet të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan

Zyrtarë të nivelit të lartë nga 78 vende do të marrin pjesë sot në inaugurimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Në ceremoninë e inaugurimit në Kompleksin Presidencial do të marrin pjesë 21 krerë shtetesh, 13 kryeministra, përfaqësues të nivelit parlamentar dhe ministror, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Presidentja Vjosa Osmani si dhe një delegacion nga Kosova ku është pjesë edhe ministri Fikrim Damka priten të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit në Kompleksin Presidencial në orën 17:00.

Presidenti Turk R.T Erdoğan do të presë mysafirët në një darkë në Pallatin Çankaya rreth orës 19:00 me kohën lokale, raporton AA.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.