Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar në Katar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, me ftesë të të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetin e Katarit, ku do të pritet në takime nga zyrtarë të lartë të shtetit, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, krahas udhëheqësve e përfaqësuesve të vendeve të tjera të botës.

Në Forumin e Dohas, Osmani do të flasë para pjesëmarrësve si njëra ndër folëset kryesore, ndërkohë që do të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të tjera.

Gjatë vizitës në Katar, Osmanit do t’i bashkohet edhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministre e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz.

Nën sloganin “Transformimi për një epokë të re”, forumi i Dohas do të fokusohet në katër tema kyçe: aleancat gjeopolitike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, sistemi financiar dhe zhvillimi ekonomik, mbrojtja kibernetike dhe siguria ushqimore, si dhe ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.