Prishtinasit ia vjedhin çantën me 8 mijë euro në veturë

Një burri nga Prishtina i është vjedhur çanta në të cilën kishte dokumentet personale dhe 8 mijë euro.

Ai ka raportuar se ngjarja ka ndodhur derisa kishte qenë jashtë veturës.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë veturës, një i dyshuar (deri më tani i pa njohur) nga vetura ia ka vjedhur një çantë në të cilën i kishte dokumentet personale dhe tetë mijë (8000) € para të gatshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, policia bën të ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.