Prizren: Kërcet grushti pas aksidentit në komunikacion, i riu sulmon fizikisht 75-vjeçarin

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje, raporton Gazeta Sinjali.

Një përleshje ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prizren, pasi dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pasagjeri i njërës veturë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht 75-vjeçarin që ishte në veturën tjetër.

Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 37-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’./GazetaSinjali/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.