Prizrenasi lë çelësat në veturë, dikush ia vjedh Golf 2-shin para lokalit

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Prizren.

Sinjali mëson se pronari i veturës ka deklaruar në Polici se kishte parkuar veturën para lokalit të tij, por çelësat i kishte lënë brenda. Sipas tij, dikush i panjohur ia mori veturën e tipit Golf 2 dhe u largua në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore, me ç’rast pak më vonë kanë hasur në veturën që po kërkohej, mirëpo shoferi që po e drejtonte ka arritur që të ikë nga duart e tyre.

Në Polici është shoqëruar pasagjeri që ndodhej në veturë, i cili është i mitur dhe nuk është intervistuar fare, ndërsa vetura e vjedhur i është kthyer pronarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.