Projekti i rrugës Prizren-Prevallë, nga 2 milionë u rrit në mbi 17 milionë euro, deklarohen të akuzuarit për fajësinë

Të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare të cilat sipas prokurorisë kishin ndryshuar vlerën e projektit i emërtuar “Rikonstruimi i rrugës rajonale R115, Segmenti Prizren- Prevallë” nga vlera 2 milionë euro sa i dispononte Ligji për buxhetin e vitit 2019 në mbi 17 milionë euro, janë deklaruar të pafajshëm. Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Izedin Bytyqi, Muhamet Gashi, para gjykatës në seancën e së hënës, të shqyrtimit fillestar deklaruan se e kanë kuptuar aktakuzën por për të nuk ndihen fajtorë.Në këtë grup kishte qenë i akuzuar edhe Goran Milenkoviq, ndaj të cilit është veçuar procedura, ngase ndaj të njjëtit ishte lëshuar fletërreshtim ndërkombëtar. “Për ekonomizim të procedurës ndaj të pandehurëve tjerë, është veçuar procedura ndaj të njeëjtit (Goran Milenkoviq), ai gjendet në Serbi” – tha për Kallxo.com, gjykatësi Mentor Bajraktari. Prokurori i çështjes Dren Paca, në këtë seancë lexoi aktakuzën, ndaj së cilës të pandehurit Betim Reçica dhe Zymer Abdullahu thanë se kjo aktakuzë ishte e pabazuar dhe e paligjshme. Tutje, i pandehuri Reçica në seancë u shpreh se kjo aktakuzë ishte e falsifikuar dhe e pavërtetë.“Mashtrues” ishte fjala që e tha Reçica pas deklarimit të tij, ndaj së cilës prokurori Paca reagoi duke thënë se duhet pyetur i pandehuri se për kë ishte fjala. Gjykatësi tha se nuk e dëgjoi këtë fjalë, dhe u procedua tutje me çështjen. Tash, meqë të lartpërmendurit nuk e kanë pranuar fajësinë sipas akuzave që i ka ngarkuar Prokuroria Speciale, mbrojtësit e tyre kanë afat brenda 30 ditësh të paraqesin kundërshtimet dhe propozimet e tyre.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.