Protesta edhe në Tel-Aviv kundër vrasjes së palestinezëve në Gaza


Shumë izraelitë kanë protestuar në Tel-Aviv kundër luftës në Gaza.

Thirrjet për fundin e luftës në Gaza kanë nisur të jehojnë më fort në Izrael.

Protesta është zhvilluar gjatë marshit të grave, me të cilin i është bërë thirrje qeverisë izraelite që të lirojë 100 pengjet që po mbahen në Rripin e Gazës.

Marshi i grave ishte një prej shenjave më të mëdha të pakënaqësisë ndaj qeverisë në lidhje me luftën në Gazë.

“Jemi gati në muajin e katërt të luftimeve. Kemi vrarë shumë njerëz. Kemi vrarë 25 mijë njerëz dhe e dinë se vetëm 20-30 për qind e tyre janë të Hamasit. Është e rëndë, nuk kthehen pengjet dhe po dëmtohet shoqëria izraelite, po dëmtohen palestinezët”, ka thënë protestuesja Sigal Kook Avivi.

Shumë prej protestuesve kanë thënë se fushata ushtarake nuk është duke funksionuar.

“Zgjidhja ushtarake nuk është duke funksionuar. Nuk ka funksionuar që prej ’48-s. Si njerëz duhet të ngrihemi dhe të themi gjërat që shihen. Po zhvillohen luftime, por nuk do të ketë marrëveshje, nuk do të ketë zgjidhje”, është shprehur protestuesi Safir Amran.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.