PSD nxjerr pamjet ku policët e përplasin Dardan Molliqajn (VIDEO)

Pas protestës që u mbajt sot nga PSD, kundër shtrenjtimit të rrymës, nga kjo parti kanë reaguar sërish duke publikuar pamje të zyrtarëve policorë, të cilëve iu referohen si “të dhunshëm dhe joprofesional”.

Natyra Kuçi nga kjo parti në postimin e bërë në Facebook, ka reaguar lidhur me refuzimin që Policia pati në fillim për ta lejuar kreun e kësaj partie të mbajë fjalim në shkallët e Qeverisë.

Kuçi ka shkruar se shkallët e objektit të Qeverisë nuk ka pse të mbrohen, duke shtuar se taktikat selektive përbëjnë diskriminim.

“Polici e dhunshme dhe joprofesionale. Qeveri qe nuk përfaqëson. Shkallet e ndërtesës se Qeverise nuk ka pse te mbrohen. Hapësira i takon qytetarit. Objektet janë te burokrateve te bllokuar, hapësira është e qytetareve te lire. Ajo duhet te jete e lire, ne secilën proteste pavarësisht kush e organizon. Taktikat selektive përbejnë diskriminim. Nuk ka kush qe e frenon fuqinë e drejtësisë se njerëzve te angazhuar!”

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.