Qeveria Kurti publikon video nga Berlini, shoqërohet me eskortë rrugëve të Berlinit (VIDEO)

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë një video të eskortës së kryeministrit Albin Kurti në rrugët e kryeqytetit të Gjermanisë, Berlinit. Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot në Berlin ku do të ketë takim me kancelarin gjerman Olaf Shcolz dhe pasdite po ashtu me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi special i BE-së, Mirsolav Lajçak.

Qeveria e Kosovës njoftoi se tashmë shefi e ekzekutivit kosovar ka mbërritur në kryeqytetin gjerman.“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin, Gjermani, ku do të ketë takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Shcolz”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës.
Takimi i kancelarit Scholz me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 15:00, kurse më pas do të mbahet një konferencë për media rreth orës 16:00.

Ndërsa, takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet në orën 17:30, ndërsa nga ora 18:30 do të mbahet një konferencë për media. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të parë më 15 qershor të vitit 2021 në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ndodhi më 7 korrik 2021 dhe që atëherë nuk ka pasur takime të reja në nivel të lartë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.