Rama: Do të fillojmë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është kënaqësi të mbahet mbledhja e dy qeverive shqiptare.Rama, në mbledhjen e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në Elbasan, ka numëruar disa marrëveshje që do të nënshkruhen përfshirë edhe memorandumin e bashkëpunimit për të filluar studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Është gjithmonë kënaqësi të jemi bashkë. Ky është takimi i shtatë mes dy qeverive. Sot mblidhemi pas një viti sfidues të pandemisë, por edhe pasi kemi arritur sidoqoftë të kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që kemi diskutuar edhe janë vënë në vijë”, ka thënë ai.
Rama ka deklaruar se tashmë kanë një numër te konsiderueshëm të marrëveshjeve, dhe se një pjesë e tyre janë në rrugë të zbatimit.

“Sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve,e dhe të realizojmë një energji të plotë në të gjitha fushat. Më vjen mirë që sot angazhohemi për heqjen e lejeve të qëndrimit përkohshëm, për hapjen e pikës kufitare të përbashkët në Kukës dhe për rregullimin e trafikut lokal të kufirit”, është shprehur ai.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.