Rama: Kush do ta kishte besuar se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë

Shqiptari Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministri i ri i Malit të Zi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Abazoviqin për zgjedhjen si kryeministër përmes një postimi në Facebook.

“I lumtur që Dritan Abazoviq është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë”.

“Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë😊 Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, tha ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.