Ramush Haradinaj ia propozon pesë pika Albin Kurtit për të nxjerrë vendin nga kriza

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka propozuar pesë pikë kryeministrit Kurti për të nxjerrë vendin nga kriza.
Me një status në Facebook, Haradinaj e ka lutur Kurtin që të dal nga rrethimi me propozimet e bëra.
Statusi i plotë:
“Kryeministër, dil nga rrethimi!
Rriti pagat me ligj
Investo në gazsjellës
Ndërto një termocentral me qymyr
Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos
Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë
Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët
Ktheje shpresën se e ke mundësinë./Indeksonline/