Raste të shumta të falsifikimit të parasë brenda 24 orëve, të gjitha kartëmonedha 100 euro

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka raportuar për disa raste të falsifikimit të parasë, me kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro.Këto raste, bëhet e ditur se kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Klinës.Tutje në raport, tregohet se disa nga këto raste kanë qenë deponim i parasë në bankë.

Raporti i plotë:Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë, 24.03.2022-NN. Me date 30.03.2022 ankuesja femër kosovar ka raportuar se një klientë, kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor është marr me rast dhe ka sekuestruar monedhën për procedura hetimore.Rr.Sali Nivica,Prishtinë, 30.03.2022-19:45.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një klient ka bërë pagesën e produktit me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj, 25.03.2022-09:30. Ankuesi mashkull kosovar, me datën 30.03.2022 ka raportuar se një klient i bankës kishte deponuar një shumë të parave, ndër to një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor është marr me rast dhe ka sekuestruar monedhën në fjalë për procedura hetimore.Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj, 01.03.2022-14:00. Ankuesja femër kosovare, me datën 30.03.2022 ka raportuar se një klient i bankës kishte deponuar një shumë të parave, ndër to një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor është marr me rast dhe ka sekuestruar monedhën në fjalë për procedura hetimore.Rr. Abedin Rexha, Klinë, 29.03.2022-18:01. Ankuesi mashkull kosovar, me datën 30.03.2022 ka raportuar se një klientë kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor është marr me rast dhe ka sekuestruar monedhën për procedura hetimore

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.