Rrahje e rëndë në Prizren për shkak të mosmarrëveshjes në komunikacion

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi i njëjti është sulmuar nga një i dyshuar.

Deri të sulmi ka ardhur pasi të dy patën mosmarrëveshje në trafik.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nuk ka të arrestuar nga ky rast.

“Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 11.02.2022 – 13:30. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje në trafik që kishte pasur me një të dyshuar mashkull, ishte sulmuar fizikisht nga ai. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar” thuhet në njoftimin e policisë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.