Rrahje në një lokal me muzikë ‘live’ në Prizren, Policia gjen edhe armë

Shtatë persona kanë përfunduar në pranga mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Tranzit i vjetër’ në Prizren, pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në një lokal ku ofrohet muzike ‘live’.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se tre nga shtatë personat e dyshuar kanë përfunduar në spital, ku kanë pranuar ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të marra.

Sipas burimeve Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një pistoletë dhe një karikator me pesë fishekë.

Arma e cila është sekuestruar dhe gjatë procedimit të rastit është kuptuar se ajo i përket një 32-vjeçari i cili është i përfshirë në rrahje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen për 48 orë.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.