Rritet çmimi i bukës në Kosovë

Ngriten çmimet e produkteve esenciale në Kosovë, shtrenjtohet edhe buka. Qytetarët shprehen të shqetësuar nga këto ngritje .Rrugët e kryeqytetit çdo ditë të javës janë të mbingarkuara.Përveç trafikut, shoferët i shqetëson edhe çmimi i naftës, i cili është rritur rreth 40 centë javëve të fundit.
Por nuk është vetëm nafta që ka pësuar rritje, edhe në produktet esenciale si vaji, sheqeri e mielli është parë një rritje në çmim. Krahas tyre, është rritur edhe çmimi i bukës.
Në disa furra në kryeqytet e në komuna tjera buka shitej 40 centë, nga 35 centë sa ishte më parë.Kjo i ka shqetësuar shumë qytetarët, të cilët po thonë që xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime.Edhe Shqipe Hasani thotë se çmimet e produkteve nuk duhet të bazohen në atë evropianë.Ndërsa kryetari i OJQ Konsumatori Selatin Kaqaniku, thotë se ka abuzim dhe paarsyeshmeri në ngritjen e këtyre çmimeve.Kaqaniku deklaroi se çmimet e artikujve në Kosovë janë më të larta se ato në Evropë, ai tutje thekson se Kosova nuk ka treg që i përballon këto çmime.Ndërkohë kryeministri Kurti ka premtuar që paga mesatare në Kosovë do të jetë 250 euro.