Rritja e çmimit të rrymës në Kosovë, hyn në fuqi nga nesër

Bordi i ZRrE-së ka miratuar ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, në mbledhjen e mbajtur sot.

Me vendimin e sotëm, çmimi i energjisë elektrike është rritur për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh.

Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent.
Tarifat e reja të çmimit të rrymës hyjnë në fuqi nga nesër.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.