Shaqir Totaj pret ambasadoren izraelit, bisedohet edhe për hapjen e një Qendre Kulturore të Hebrenjëve në Prizren

Në vazhdën e takimeve të rëndësishme dhe të frytshme, Kryetari, Shaqir Totaj, priti sot, Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Shqëlqësinë e Saj, Tamar Ziv dhe Ambasadoren e Kosovës në Izrael, Shkëlqësinë e Saj, Ines Demiri.

Me këtë rast u diskutuan një sërë projektesh, ndër to: binjakëzimi i Prizrenit me një qytet izraelit si dhe zhvillimi i një vizite zyrtare të kabinetit të Kryetarit Totaj në Izrael, por, edhe hapja e një Qendre Kulturore të Hebrenjëve në Prizren.

Gjithashtu, në këtë takim, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik, në kuturë e sport si dhe, me theks të veçantë, në zhvillimin e turizmit, ka shkruajtur Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.