ShBA’ja kërkon që makineria ushtarake dhuruar FSK-së të mos përdoret nga forcat e tjera pa aprovimin e tyre

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet se i kanë dërguar notë diplomatike Qeverisë së Kosovës për furnizimin me armatim
Koha.net ka raportuar dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që makineria ushtarake dhuruar FSK-së të mos përdoret nga forcat e tjera të sigurisë në Kosovë, pa aprovimin e amerikanëve.
Sipas këtij raportimi, këtë kërkesë ia kanë shprehur Ministrisë së Punëve të Jashtme nëpërmjet një note diplomatike, të cilën duan që ta shndërrojnë në marrëveshje.
Nota fillimisht u referohet diskutimeve të mëhershme ndërmjet Qeverisë së SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës në lidhje me ndihmën që ofrohet në bazë të grantit. Ajo derivon nga Akti i Ndihmës për të Huajt të vitit 1961 dhe Aktit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.