Shteti i Kosovës 30 milionë euro borxh ndaj Turqisë për trajtimet mjekësore

Shpërndaje në
Ushtruesi i detyrës të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaquri ka folur për borxhin që shteti i Kosovës i ka atij të Turqisë. Ai ka dhënë një shifër marramendëse të borxhit.

Në InDoks të Gazetës Insajderi, Kaquri ka thënë se borxhi që Kosova i ka Turqisë sillet rreth 30 milionëshit.

Ai ka treguar edhe arsyen se pse qytetarët e Kosovës përzgjedhin shtetin turk për trajtim, e nëpër cilat spitale kryhen më së shpeshti intervenimet.

“Borxhi total i cili raportohet nga korriku tashëm në Ministrinë e Financave sillet rreth 30 milionë euro për rastet e rregullta dhe emergjente, mos të themi 90 por 100% e asaj vlere është spitalet private turke. Kjo ndoshta është bë për arsye të mos nevojës për pajisje me viza të qytetarëve të cilët e kanë më lehtë qasjen në spitale turke, dhe kjo është e vetmja arsye pse 90% e pacientëve kërkojnë trajtim në Turqi”, tha ai

“…Një numër mos të them i konsiderueshëm gjejnë ndihmë edhe në Maqedoninë e Veriut mirëpo ky numër krahasuar me pacientët të cilët trajtohen në spitale turke është shumë më i madh”, ka deklaruar Kaquri.

Lidhur me borxhin, Kaquri ka konfirmuar për Insajderin se është diskutuar edhe në nivele më të larta.

“Zyrtarisht nuk kemi informacione, jo zyrtarisht kemi se është debatu edhe në nivele më të larta, ta shohim sepse duhet të ulet e bisedohet për këtë çështje se nuk janë shuma të vogla të borxheve…“, u shpreh ai.

Mes tjerash ai ka deklaruar se “…pacientët kanë me pësu”, derisa borxhet nuk shlyhen.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.