Shtohen masat e Policisë rreth argjendarive në Ferizaj, pas rastit të rëndë në Prizren

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nëkoloneli Basri Shabani me stafin e tij të lartë, sot ka thirrur në takim pronarët e argjendarive të komunës së Ferizajt.

Në këtë takim, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt, ndërkaq është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë rreth dyqaneve të argjendarive në Ferizaj, në parandalim të incidenteve kriminale, vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve .

Drejtori Rajonal, i ka siguruar pronarët e argjendarive se policia ka hartuar planin operativ me masa të shtuara të policisë në terren dhe operacionet e policisë do të zhvillohen në të gjitha komunat e rajonit: Ferizaj, Kaçanik,Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit.

Policia do të angazhojë të gjitha njësitet e saja pëfshirë policët e rendit, hetuesit e stacioneve policore, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, Inteligjencën dhe Njësinë e Regaimit të Shpejtë ( NJRSH).

Në fund të këtij takimi u përcaktuan prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijim dhe policia do të jetë e pa kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë tendenca të prishin rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Ferizajt.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët për bashkëpunim dhe apelon te qytetarët, që për çfardo informacioni, që mund të qon në një rast kriminal, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406,.

Informacionet e juaja do të trajtohen menjëherë nga policia dhe të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.