Shumë ankesa në KPM kundër ‘Big Brother”



Komisioni i Pavarur i Mediave ka pranuar pesë ankesa nga qytetarët për përmbajtjet e emisionit “Big Brother”. Për njërën ankesë nuk është gjetur se ka shkelje nga Klan Kosova derisa për të tjerat është duke u hartuar raport nga KPM-ja.

Kjo është bërë e ditur nga ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KMP-së, Faruk Rexhaj, gjatë raportimit në mbledhjen e së premtes.

Njëra ankesë, sipas Rexhajt, është bërë për shkak të fjalosjeve dhe promovim të cigares në “Big Brother”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Shumë shpejt pritet të sjellim rekomandimet e nevojshme lidhur me këtë ankesë”, ka thënë ai.

Rexhaj bëri të ditur se e kanë raportin e monitorimit dhe i njëjti është duke u trajtuar.

Gjithashtu, ankesa tjetër, Rexhaj tha se ka të bëjë me transmetimin e përmbledhjeve ditore të “Big Brother” dhe se do të njoftohen në kohë me të gjeturat e monitorimit.

“Kemi kryer procedurat edhe sa i përket monitorimit të kësaj ankese dhe sapo të jemi gati do të njoftoheni me kohë me të gjeturat e këtij monitorimi”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, ka mirëpritur ankesat e qytetarëve për përmbajtjet e programeve të mediave.

“Qytetarët duhet të reagojnë, duhet të na informojnë kur shohin se ka një shkelje të Kodit të Etikës. Në këtë aspekt do të kërkoj si zyrë që të gjitha ankesat të trajtohen në mënyrë të pavarur veç e veç secila”, ka thënë Mehmeti.

Në këtë mbledhje, me katër vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, është miratuar edhe Rregullorja për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Kryeshefit Ekzekutiv të KPM-së.

Kjo rregullore parasheh proces të hapur, konkurrues, vlerësim meritor dhe ofron transparencë për organizatat e shoqërisë civile.

“Më lejoni t’ju bëj thirrje të gjithë kuadrove profesionalë që kanë njohuri, karakter dhe integritet dhe nuk kanë ndonjë konflikt interesi, që në momentin kur hapet konkursi të aplikojnë”, ka thënë kryetari KPM-së, Jeton Mehmeti.

Linku i KPM,së: https://www.facebook.com/profile.php?id=100064764128454&mibextid=ZbWKwL

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.