Si mund të quhet hoxhë ai që hesht në mimber,
kur nji popull i pafajshëm jeton në tmerr?
![Si mund të quhet hoxhë ai që hesht në mimber,kur nji popull i pafajshëm jeton në tmerr?](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG-20231024-WA0015.jpg)
A ka llahtari ma të madhe sesa Gaza përjeton?
Ku deri toka, deti e qielli secili rënkon ….
E sikur s’ka ndodh asgja “hoxha ligjëron”….
A kshtu ruhet amaneti që Allahu i ka dhanë?
Prej tij s’kërkohet ma tepër sesa të drejtën me thanë…!
Çdo njeri në botë që ka ndërgjegje sado pak,
kurrë nuk ngurron me mbrojt atë që asht hak!
Por “hoxha “ që ka guximin në mimber me dalë,
le të ketë kurajo me i thanë dy fjalë.
Se përndryshe ai mimber mbi të cilin ai qëndron,
për mos mbajtjen e amanetit dëshmon’.
Burhan Fili