Policia e Kosovës njofton se dje në Suharekë një burrë ka raportuar se derisa ishte duke punuar aksidentalisht është lënduar.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 12:50, dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Tutje policia sqaron se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.