Skandaloze: Vritet ariu në Brezovicë
![Skandaloze: Vritet ariu në Brezovicë](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/05/FB_IMG_1685013894873.jpg)
Një ari i cili ishte shfaqur disa herë në Brezovicë në hyrje të vikend zonës, raportohet se është vrarë gjatë ditës së sotme.
Policia e Kosovës tashmë ka nisur intervistimet dhe po merret me rastin, transmeton Paparaci.
Ariu ishte filmuar disa herë nga qytetarët, ndërsa vraponte në zonën e Brezovicës.
Në pamjet e publikuara në Facebook, ariu i cili është vrarë shihet afër një kontejneri, teksa qenë vazhdojnë të lehin karshi tij./Paparaci/.