Skema e shtesave për fëmijë, numërohen rreth 86 mijë përfitues

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka pasur fluks aplikimesh për shtesat e fëmijëve.Murati ka shkruar se janë ekzekutuar pagesat për 86 mijë përfitues për muajin tetor.

“Pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve, kemi pasur një fluks enorm aplikimesh. Dhe sot më në fund, pas validimeve të nevojshme, është ekzekutuar pagesa e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor”, ka shkruar ai.
Më 15 tetor, Ministri Murati kishte njoftuar se është bërë zgjërimi i shtesave për fëmijë, nga ata të lindur në vitin 2020-2021, në skemën për fëmijë të lindur nga viti 2015 e tutje.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.