Sot në ora 12:00 marsh në Prishtinë “Solidaritet me popullin palestinez”



Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka publikuar një njoftim në lidhje me organizimin e një marshi në solidaritet me popullin palestinez këtë të shtune në Prishtinë.

Krahas solidaritetit me popullin palestinez, marshi është edhe një qëndrim kundër asaj që ky kolektiv e ka quajtur “luftë gjenocidale” të Izraelit.

“Këtë të shtunë ne iu thërrasim në marsh në solidaritet me popullin palestinez dhe kundër luftës gjenocidale që po e kryen shteti i Izraelit.

Për gati një muaj Izraeli është duke e mbajtur nën terror popullin palestinez. Vetëm brenda kësaj periudhe shteti izreaelit ka vrarë mbi 5 mijë palestinezë, ka bombarduar spitale, ka dëbuar, burgosur e lënë pa ushqim, rrymë e shërbime tjera elementare, duke ua bërë jetën të papërballueshme shumicës tjetër që vazhdojnë të jenë gjallë në Gaza dhe Bregun Perëndimor.”.

*Marshi nisë në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 12:00 dhe vazhdon drejt sheshit “Skënderbeu”, thuhet në njoftim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.