Sulmoi fizikisht një femër, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një femër.

Të dyshuarit gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar dy pushkë të gjata, një bajonetë dhe një fishek.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po ashtu gjatë kontrollit të shtëpisë, janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë të gjata, një bajonetë dhe një fishek”, thuhet në raport të policisë, transmeton IndeksOnline.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.