Suspendohet një polic në Prizren për kanosje

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, i cili po dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Sh. H., zyrtar policor në Njësinë Reaguese në Stacionin Policor në Prizren, i cili është suspenduar mbrëmë për 72 orë.

Suspendimi i tij erdhi pasi nisën hetimet për një rast që dyshohet të ketë ndodhur brenda familjes, ku dyshohet se Hajdari ka qenë i përfshirë dhe ka kryer veprën “Kanosje”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.