Sveçla në Turqi, bisedon me homologun e tij për intensifikimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po qëndron në Turqi, ku është pritur në takim nga homologu i tij, Suleyman Soylu.Gjatë takimit që dyshja zhvilloi dje u tha se u diskutua për marrëdhëniet mes shteteve, ndërsa Sveçla e ka vlerësuar lart ndihmën e ofruar nga Republika e Turqisë në shtetndërtim.“Me theks të veçantë biseduam për bashkëpunimin tonë në fushat e interesit të përbashkët deri më tash dhe për intensifikimin e tyre në vijim”, ka thënë ministri i Brendshëm i Kosovës.

Në këtë vizitë, ministri Sveçla ka njoftuar se ka vizituar edhe Komandën e Xhandarmërisë, ku thotë të ketë pasur mundësinë të shohë edhe një demonstrim të aftësive të pjesëtarëve dhe pajisjeve të tyre dhe të diskutojë me ta për intensifikimin e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.“Me këtë rast shfrytëzova mundësinë që të vizitoj disa prodhues të njohur të armatimit dhe pajisjeve të sigurisë në Sakarya, Izmir dhe Ankara”, tha më tej Sveçla.Sot dhe nesër ministri i Brendshëm do të jetë në Bursa, ku pritet të takojë prefektin e Prefekturës së Bursës, si dhe një pjesë të mërgatës sonë atje për të diskutuar mbi angazhimin e Kosovës në adresimin dhe lehtësimin e sfidave të tyre, si dhe për angazhimin e tyre për të ndihmuar në avancimin e shtetit tonë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.