Testohet për herë të parë droni Bayraktar në qiellin e Kosovës

Droni Bayraktar ka fluturuar sot në qiellin e Kosovës, saktësisht në Gjakovë.
Pamjet i ka publikuar qytetari Ngadhnjim Haxhosaj në Facebook.
“Kjo ndjenjë vertetë ishte fantastike qe dikur se kam imagjinu. Zhurma e Bajraktarit me ngjalli emocion dhe një siguri e forcë. Ne që jemi rrit me zhurmën e MIG-ut serbë që ndjellte frikë te qytetarët e tash kur e shohim nje dronë ne qiell që është i Kosovës na bën krenar. Bajraktari mbi Gjakovë, krenari, siguri e forcë“, ka shkruar qytetari.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë korrikit njoftoi se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.
Bayraktar (Flamurtar) është një dron relativisht i lirë, që për herë të parë ka fluturuar më 2014.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2009191902769360&id=100010357085437&mibextid=Nif5oz