Tingujt e Anadollit Takohen me Magjinë e Xhazit në Prizren

Instituti Yunus Emre sjell për publikun kosovar një ngjarje muzikore të veçantë që bashkon traditën dhe modernitetin. Koncertet e xhazit të titulluara “Tinguj nga Anadolli” do të mbahen më
Data: 23 Dhjetor 2024 e Hane
Vendi: Qendrën Sportive “Sezai Surroi” Prizren ora 19:00
Ky koncert sjell përzierjen e magjishme të muzikës tradicionale të Anadollit me interpretimet bashkëkohore të xhazit. Orkestra 12-anëtarëshe nga Turqia, e udhëhequr nga artistët e njohur si Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu, do të performojë kryevepra të njohura të artistëve të mëdhenj si Âşık Veysel dhe Zeki Müren në një stil unik xhazi.
Përveç artistëve nga Turqia, në koncertin e Prizrenit, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një performancë speciale të një grupi Ela & Friends. Ky grup do të prezantojë një përzierje të bukur të kulturave përmes tingujve tradicionalë të muzikës shqipe, turke dhe boshnjake të interpretuar në stilin xhaz.
Ky koncert nuk është thjesht një aktivitet muzikor, por një urë lidhëse mes kulturave që promovon bashkëjetesën dhe vlerat e përbashkëta përmes gjuhës universale të muzikës.
Hyrja është falas për të gjithë.
Mos humbisni këtë ngjarje të jashtëzakonshme ku tradita dhe moderniteti do të përplasen në një harmoni perfekte muzikore.